English

Berisha në Belsh, përuron nisjen e punimeve të rrugës që të çon në Kuçovë

Belsh, 9 Maj/NOA - Nisja zyrtare e punimeve për ndërtimin e rrugës që lidh qytetin e Belshit me atë të Kuçovës, u bë sot përmes një ceremonie ku mori pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha.

Duke përuruar fillimin e punimeve, Berisha tha se në rrugën Belsh-Kuçovë po investohen 590 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Ai e konsideroi rrugën që po ndërtohet si një investim me vlerë: "Ky është një nga segmentet më të rëndësishme të rrugës që lidh Kuçovën me Beratin, ndaj dhe ka qenë një përparësi madhore për këtë qeveri", - u shpreh shefi i qeverisë.

Bëhet fjalë për një segment me gjatësi 14 kilometra dhe me vlerë 590 milionë lekë. Që pritet të zhvillojë edhe më shumë qytezën e Belshit, bashki rreth 36 kilometra larg qytetit të Elbasanit.

Ndërkohë, në kuadër të turit "Shqipëria po ndryshon", Kryeministri Berisha zhvilloi edhe një takim me banorë të Belshit.

a.k/NOA

KOMENTE