English

Edi Rama në Berat: Libra falas për të gjithë fëmijët e varfër

Berat, 9 maj/NOA - "Duhet t'i japim politikës një zemër, në qoftë se duam t'u japim fëmijëve tanë mundësi të barabarta qofshin të lindur në Tiranë, qofshin të lindur  në periferi të qyteteve apo në fshat".

Me këtë apel Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, u është drejtuar sot banorëve të Uznovës së Beratit gjatë turit të tij për programin. Politika e re tha Rama dëgjon dhe ndjen problemet e shqetësimet e qytetarëve të këtij vendi.

Në Uznovën një zonë e varfër Kryetari socialist bëri premtimin për abetare e libra falas, "jo siç ka bërë qeverisje aktuale":

"Sali Berisha pati pafytyrësinë të thotë, se abetaret të jenë falas. Abetaret nuk janë falas. Ato janë shitur një për një, siç janë shitur një për një të gjithë librat e klasës së parë dhe të gjitha klasave të tjera, dhe janë shtuar radhët e fëmijëve që nuk kanë shkuar dot këtë vit në shkollë për shkak të varfërisë. Kjo do të ndryshoj pas 28 qershorit. Ne abetaren dhe librat e shkollës do t'i japim falas për të gjithë fëmijët e varfër, jo me rimbursim, por drejtë e në dorë", - tha kryesocialisti.

Sipas Ramës, duhet të ndryshojmë politikën, në qoftë se duam të ndryshojmë qeverisjen. Ai gjatë këtij takimi masiv, në Uznovë premtoi se edhe në qeverisje komunikimi me njerëzit dhe me grupet e interesit do të jetë një pikë kyçe ku do të mbështetet qeverisja, jo duke marrë vendime që bien ndesh me interesat e qytetarëve.

Rama u shpreh se politika e vjetër  ka 18 vjet që ka futur mes njerëzve ndarjen e përçarjen, duke mos u dhënë dot qytetarëve të këtij vendi arsye për t'u bashkuar:

"Kanë 18 vjet që ju japin ju dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm arsyen pse duhet të jeni të ndarë, pse duhet të jeni të përçarë, pse duhet të bëni sherr dhe për çfarë, në fund të fundit, për ata, për politikanët".

e.l/NOA

KOMENTE