English

Ekstradohet Xhelita, vrau policin e plagosi shefin e Krimeve në Vlorë

Tiranë, 9 maj NOA - Interpol Tirana njoftoi sot se u krye ekstradimi nga Brukseli në Belgjikë drejt Shqipërisë, i 34-vjeçarit nga Vlora Dritan Xhelita.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 307, datë 19.05.2003, e ka dënuar Dritan Xhelitën, me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe akuzën tjetër të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar 1998, kur sipas hetimit, Dritan Xhelita, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në banesën e tij në lagjen "Pavarësia" të qytetit të Vlorës, ka vrarë me armë zjarri, në bashkëpunim me vëllain tij, Ilir Xhelita, punonjësin e policisë Alket Muça dhe kanë plagosur Shefin e Policisë Kriminale Pirro Ymeri.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin më 10 prill 2008, u bë i mundur arrestimi nga autoritetet policore belge, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i Dritan Xhelitës që me mbërritjen sot në Shqipëri, duhet të vuajë dënimin me burg për 18 vitet e ardhshme.

k.k/NOAÂ

KOMENTE