English

Gjendet në gropë uji 38-vjeçari, dyshohet se ra nga pallati ku punonte

Alket Aliu

Durrës, 9 maj NOA - Një burrë në moshën 38 vjeçar ka gjetur vdekjen sot në zonën e Plazhit të Durrësit, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Aleks Shkira, 38 vjeç, lindur e banues në lagjen nr 13 pranë plazhit të qytetit të Durrësit, u gjet në një gropë uji në zonën ku po ndërtohet një pallat, rreth orës 12.00 të ditës së sotme.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Ata thanë për agjencinë e lajmeve NOA se viktima ka qenë punëtor ndërtimi në pallatin pranë të cilit u gjet i vdekur,

"Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje dyshohet se i ndjeri Aleks Shkria mund të ketë rënë nga lartësia e pallatit:, - deklaroi policia.

Ajo tha se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërsa ndodhen të shoqëruar në polici disa persona, në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes.

a.a/k.k/NOA

KOMENTE