Romë, 9 maj, NOA - Nëse ka për të qenë vërtet dashuri, këtë do ta tregojë koha. Për herë të parë, balerini shqiptar që jeton në Itali, Kledi Kadiu, pranon publikisht historinë e tij me Giorgia Surina,por nuk i shkon deri në fund deklaratës së tij.
"Nuk më duket e drejtë që të flitet për çiftin e vitit, ashtu siç është bërë deri tani.
E në fakt, ne jemi puthur me njëri-tjetrin, është e vërtetë se ka diçka më shumë se miqësi mes nesh. Por gjithsesi, para së të vendosin që të rrinë së bashku, dy persona kanë nevoje që të njihen dhe të frekuentohen me njëri-tjetrin", pohon Kledi.
Sipas tij, sot është shumë e vështirë që të arrish të gjesh një njeri, i cili të jetë në gjendje të të bëjë të ndihesh vërtet mirë.
"Sidomos ata që kanë profesionin tim, ai që të bën të rrish përherë gati me valixhen në dorë, për t'u nisur për diku, - pohon balerini, - duhet të jesh vërtet i fortë brenda shpirtit që të arrish të rrish me një person i cili bën pjesë në botën e spektaklit".
Xhorxha duket ama se është një person special për Kledin.
"Shumë vajza me të cilat unë kam qenë, pas disa muajsh janë kthyer në shumë xheloze për raportet që unë kam patur me disa balerina. Por kanë qenë të kota". Xhorxha duket se është gati dhe e paralajmëruar për një gjë të tillë ...
n.e/NOA