English

Maqedonia përgatitet për ndërtimin e një hekurudhe në drejtim të Shqipërisë

Shkup, 9 maj, NOA - Maqedonia tashmë do të fillojë hartimin e studimit për ndërtimin e hekurudhës në drejtim të Shqipërisë. Studimi do të hartohet nga kompania bullgare "Evrotrans", e cila sot nënshkroi marrëveshjen me menaxhmentin e Hekurudhave të Maqedonisë.

Në bazë të marrëveshjes, Hekurudhat e Maqedonisë do t'i paguajë kompanisë bullgare rreth 840 mijë euro. Sipas projektit, hekurudhra duhet të përfundojë deri në vitin 2015, ndërsa tërë projekti kushton 354 milion euro.

NOA-INA

KOMENTE