English

Rihapet konkursi për Programin "Bota e Ndryshimit"

Dritan Gremi

Tiranë, 9 maj NOA - Nëse jeni një individ me pasion e entuziazëm, i dedikuar dhe i motivuar për të sjellë ndryshim në jetën e njerëzve në nevojë, aplikimi juaj në programin "Bota e Ndryshimit" është një mundësi e mirë që ju jepet.

Fondacioni Vodafone Albania përmes një informacioni për mediat njoftoi raundin e 4-t të "Thirrjes për Aplikime" për fondet e vitit financiar 2009-2010.

Nëse jeni një organizatë jo-fitimprurëse dhe punoni në një nga fushat që janë në fokus të FVA, atëherë mund të jeni të përshtatshëm të aplikoni.

Vetëm ato projekt propozime, të cilat miratohen nga Fondacioni do të mund të nënshkruajnë një marrëveshje me të për zbatimin e projektit dhe periudha e aplikimit, 10 prill - 11 maj 2009

Fondacioni jep mundësinë për të përqendruar të gjitha energjitë tuaja në çështjen që me të vërtetë ju intereson, për të punuar me kohë të plotë përgjatë një viti pranë një organizate që ju vetë keni përzgjedhur dhe që pranon projektin tuaj në kuadrin e programit të OJF-së, duke shpresuar që kur të përfundojë ky vit pune për ju, do të keni lënë pas një "Botë" tashmë të ndryshuar".

Periudha e aplikimit do të jetë nga 10 prill - 11 maj 2009, ndaj nëse jeni një person që ka aftësitë, njohuritë dhe cilësitë e duhura për të bërë një ndryshim të vërtetë në projektin social të përzgjedhur prej jush,

Aplikant i programit "Bota e Ndryshimit" mund të jetë çdo qytetar shqiptar që njeh shumë mirë gjuhën angleze.

Ai ose ajo duhet të paraqesë projekt propozimin, si dhe formën e aplikimit. Aplikanti duhet të dorëzojë dëshminë e pranimit të një organizate jofitimprurëse të regjistruar në Shqipëri e përzgjedhur nga vetë personi, që pranon zbatimin e projektit brenda kuadrit të programit të kësaj organizate.

Në faqen zyrtare të kompanisë, mund të gjendet lista e dokumenteve që kërkohen për të plotësuar aplikimin.

Projekt-propozimi duhet të përfshijë gjithashtu propozimin për pagën mujore të aplikantit, shpenzime të tjera operative për kryerjen e detyrave prej aplikantit përgjatë vitit, planin e aktiviteteve të projektit si dhe planin e komunikimit.

Me miratimin e projektit prej FVA, fituesit të programit "Bota e Ndryshimit" do t'i kërkohet të paraqesë kontratën e nënshkruar mes saj/tij dhe Organizatës Jofitimprurëse. Vetëm aplikimet e miratuara nga FVA do të jenë subjekt për nënshkrimin e marrëveshjes tripalëshe, përkatësisht mes FVA, Organizatës Jofitimprurëse dhe fituesit për fillimin e zbatimit të projektit.

d.g/NOA

KOMENTE