Tiranë, 9 maj NOA - Procesi i pajisjes së qytetarëve me kuponë me qëllim aplikimin për letërnjoftimin elektronik po ecën me ritme pozitive, në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare në shkallë vendi.
Sakaq, bazuar në VKM dhe marrëveshjen mes Postës Shqiptare dhe ISSH, janë rimbursuar deri më sot rreth 47 mijë pensionistë.
Posta Shqiptare informoi pasditen e sotme se punonjësit e shërbimit postar janë në gatishmëri në shërbimin dy turnësh çdo ditë të javës për të gjithë qytetarët e interesuar por sidomos për kategorinë perfituese (shtetasit pa pasaportë) në zbatim të VKM dhe udhëzimit të ministrisë së Financave.
Për vajtjen sa më mirë të procesit janë ngritur grupet e punës në të gjithë filialet e postave si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të cilat po monitorojnë në çdo orë të ditës procesin duke iu dhënë zgjidhje të menjëhershme çdo ankese të mundshme të shtetasve.
Sqarimi i bërë nga ana e drejtuesve të postës dhe lehtësirat e krijuara në sajë të bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme ka shtuar dukshëm numrin e qytetarëve të cilët janë paraqitur në zyrat postare për të tërheqin kuponin.
Deri në orët e pasdites së shtunë, numri i shtetasve pa pasaportë që kanë tërhequr kuponin bazuar në VKM dhe udhëzimin e financave ka shkuar në 14 mijë.
Ndër ta, rreth 6 mijë prej tyre, duke mos gjetur emrin në listat e ministrisë së Brendshme kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit dhe pjesa tjetër prej 8 mijë, kanë gjetur emrin në listat e sjella në postë nga Ministria e Brendshme.
Edhe pse fundjavë dhe ditë pushimi vetëm sot janë mbi 5 mijë qytetarë përfitues nga VKM të cilët nuk kanë pasaportë, kanë preferuar të tërheqin kuponët 200 lekësh.
Shtetasit pa pasaportë emrat e të cilëve nuk gjenden në listat e zyrave postare të marra nga Ministria e Brendshme se nuk do të iu duhen dy certifikata, njëra për marrjen e kuponin bashkëngjitur me deklarimin që do të bëjnë në zyrat postare dhe tjetra për aplikim.
Qytetarët që kanë humbur pasaportën dhe nuk e kanë deklaruar atë në kërkim të marrjes së kuponit veç formularit të vetëdeklarimit në sportelet e Postës do t'i bashkëngjisë jo certifikatën me fotografi por fotokopjen e saj pas identifikimit që do të bëhet nga punonjësi i sportelit.
Me certifikatën origjinale ata do paraqiten në qendrat e aplikimit pranë minibashkive, bashkive dhe komunave për të aplikuar për marrjen e letërnjoftimin elektronik.
Posta Shqiptare tha se iu bën thirrje të gjithë shtetasve të paraqiten për të tërhequr kuponin për aplikimin për letërnjoftimin elektroni pasi do të gjejnë hapur sportelet me dy turne madje dhe të shtunë e të diel.
e.l/NOA