English

Zvicër, promovohet "Presidenti i planetit të kuq" i Bedri Dedjas

Zvicër, 9 maj, NOA - Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër, në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare të kantonit të Neuchatelit, organizon sot  promovimin e librit "Presidenti i planetit të kuq", të fundit të autorit të njohur për fëmijë Bedri Dedja, i cilësuar si një testament letrar i autorit.

Bëhet e ditur se në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm do të jenë personalitete nga diaspora, si dhe Artistja e Popullit, Personaliteti i Vitit 2009, Vaçe Zela, së bashku me bashkëshortin Pjetër Rodiçi dhe të bijën Irma Rodiçi.

Do ta nderojë me pjesëmarrjen e tij këtë promovim dhe Mehmet Elezi, ambassador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën.

Të pranishmit do t'i përshëndesë Belul Bajrami, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Neuchatel, pastaj, në kuadër të programit, me një fjalë do të paraqitet Mahir Mustafa, koordinator i SHSHMP në Zvicër.

Në vazhdim, Asllan Gjinovci do të evokojë "Kujtime me Bedri Dedjen", ndërsa Saime Isufi, arsimtare e gjuhës shqipe në Bienne do të paraqitet po ashtu me një fjalë.

Krijuesi Alfred Papuçiu do të mbajë "Dy fjalë për autorin Bedri Dedja dhe për krijimtarinë e tij", ndërsa Edlira Dedja do të lexojë vështrimin "Libri "Presidenti i planetit të kuq" dhe vlerat e tij edukative për fëmijët".

Gjatë veprimtarisë do të këndohen edhe këngë të Artistes sonë të Popullit, Vaçe Zela. Në vazhdim do të ketë diskutim të lire me nxënësit e shkollës shqipe të Neuchatelit, nën drejtimin e Drita Kelmendit, mësuese e gjuhës shqipe.

Do të ketë po ashtu lexim fragmentesh të librit nga nxënësit e shkollës shqipe, si dhe diskutime të lira të pjesëmarrësve. Progami mbyllet nga grupi i valleve.

Kjo veprimtari zhvillohet pas asaj të mbajtur në mjediset e Universitetit UFO në Tiranë, ku nisi një conference përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit, psikologut, pedagogut dhe akademikut Bedri Dedja.

Atje fjalën e rastit e mbajti Prof. Nuri Abdiu, shef I departamentit të psikologjisë e pedagogjisë së Universitetit, me temën: "Akademiku Bedri Dedja - mësuesi i mësuesve dhe profesori i profesorëve të fushës së tij" Â Po ashtu, fjalën e mori edhe akademiku nga Kosova, Prof. Pajazit Nushi, me temën: "Akademik Bedri Dedja- integrues i mendimit psikologjik mbarëshqiptar".

Pati diskutime dhe kujtime nga të pranishmit për Bedri Dedjen si dhe u përurua libri itij i fundit. Po ashtu, në qytetin e Kuçovës, u organizia promovimi i librit "Presidenti i Planetit të Kuq" nga bashkia e qytetit në ambjentet e bibliotekës. Merrnin pjesë të gjitha autoritetet e qytetit të Kuçovës, arsimtarë, intelektualë, lexues dhe nxënës të shkollave. Zoti Ilir Musta, shpërndau 200 libra falas për shkollat e Kuçovës, bibliotekën dhe të pranishmit. Gjithashtu në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të Shtypit në Palekspo të Gjenevës u paraqit libri i fundit i Akademikut Bedri Dedja "Presidenti i Planetit të Kuq" (Planeti Mars i kuqërremtë.

NOA-Vushtria Press

Â

Â

Â

KOMENTE