Librazhd, 10 maj NOA - Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist, Valentina Leskaj, në kuadrin e prezantimit të programit të ri qeverisës, është ndalur në fshatin Qukës.
Leskaj ka folur para banorëve të Qukësit, për problematikën e madhe që fshati ka. Fshati sot, është shprehur ajo, është 50% më i varfër se qyteti. Sipas Leskaj, me fitoren në zgjedhjet e qershorit, Partia Socialiste ka gati një plan të detajuar, për t'i ardhur në ndihmë fshatit, me politika lehtësuese.
Berisha, - ka vazhduar ajo s'ka të drejtë të kërkojë votën e shqiptarëve, sepse s'ka alternativë, s'ka program, përveç parullave të Saliut.
"Sali Berisha nuk ka të drejtë morale t'i kërkojë edhe një herë votën shqiptarëve. Sali Berisha nuk ka të drejtën morale t'i kërkojë votën shqiptarëve, sepse i gënjeu një herë", - deklaroi Leskaj.
Kurse shtoi: "I gënjeu më 2005-n me programin që bëri. Juve të gjithë e dini që Sali Berisha propagandoi si askush tjetër kartën antikorrupsion, por në fakt, e rriti, e shumoi korrupsionin me ritme galopante si asnjëherë tjetër në Shqipëri".
Këtu Leskaj vlerësoi se Berisha s'ka të drejtë të kërkojë votën, nuk ka moral të kërkojë votën, sepse nuk ka alternativë.
Dhe në mbyllje, shtroi pyetjen: "Më thoni kush është programi i Partisë Demkoratike, përveç parullave të Saliut?".
e.l/NOA