English

"Oktapodi" si i futi në kthetra 3 trafikantë me 8 kg heroinë

Librazhd, 10 maj/NOA Update- Droga e fortë që u zbulua pasditen e sotme (e Diel), i përkiste dy djemve dhe një burri në moshë të thyer

të cilët u arrestuan, konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA, Drejtoria e Policisë së Elbasanit.

Operacioni i koduar "Oktapodi", u krye në Librazhd ku edhe u bë sekuestrimi i 8 kg lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë, si dhe u arrestuan në flagrancë tre persona.

Të prangosurit janë Enver Gjura, 66 vjeç, Oltion Gjura, 22 vjeç dhe Ermal Gjura, 20 vjeç, që të tre, lindur e banues në Librazhd.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda e narkotike, pajisje për presim dhe përzierjen e lëndës narkotike.

Burime nga Drejtoria Kundër e Krimit të Organizuar thanë për NOA se në bashkëpunim dhe me Prokurorinë për Krime të Rënda, për rreth 2 muaj është hetuar aktiviteti i këtyre tre personave, dhe zbardhën se lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë.

I moshuari he djali i tij 20 vjeçar Ermali,së bashku me kushëririn e tyre 22-vjeçar, tani përballen me akuzën e "Trafikimit të lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim.

a.k/NOA
KOMENTE