English

Policia arreston një 25-vjeçar, shleu borxhin me para false

Gjirokastër, 10 maj NOA - Borxhin e vjetër, një 25-vjeçar ka tentuar ta shlyejë me para false, gjë e cila i ka kushtuar prangat.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër kur Sotir Kristani dyshohet se ka vendosur të shlyejë një borxh që i kishte një personi duke i dhënë atij para false.

Burime nga policia thanë se 25-vjeçari kishte kërkuar huadhënësin e tij me iniciale M.C, dhe i ktheu paratë që ia kishte marrë disa kohë më parë.

Mësohet se bëhej fjalë për një kartmonedhë e prerjes 100 euro të cilën 25-vjeçari ia ka dhënë huadhënësit të tij por që vetëm disa orë më vonë u diktua se eurot ishin false.

Oficerët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar nisën menjëherë verifikimit dhe më pas kryen arrestimin e 25-vjeçarit, Sotir Kristani, banor i fshatit Hoshtevë, pasi akuzohet të veprën penale të Â "Falsifikimit të monedhave".

Policia deklaroi se ende nuk është sqaruar ende nëse i arrestuari ka pasur dijeni se kartëmonedha ishte false apo edhe ai ka rënë pre e falsifikimit gjë e cila pritet të zbardhet nga ana e policisë.

k.k/NOA

KOMENTE