Uashington, 10 maj NOA - Shënohet viktima e parë nga sëmundja e gripit të derrave në Uashington.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të këtij shteti të cilat deklaruan se i sëmuri vdiq javën e kaluar pasi rezultoi i infektuar nga sëmundja e gripit të derrave. Â
Sipas autoriteteve të shëndetësisë pacienti, rreth 30-vjeç kishte probleme me zemrën, dhe ndërroi jetë javën e kaluar pas komplikacioneve që mund të jenë shkaktuar pas infektimit të tij nga virusi H1N1. Në Uashington ky është rasti i parë i cili u konfirmua me anë të një komunikate të Departamentit të Shëndetësisë së këtij shtetit.
Ndërkohë që OBSH publikoi bilancin, e të prekurve të nga gripi i derrave në të gjithë botën.
Sipas OBSH janë 3 440 persona të prekur nga virusi H1N1 në 29 vende të botës.
Bëhet e ditur se deri më tani 45 persona kanë humbur jetën në Meksikë nga virusi i gripit të derrit, që është një kombinim gjenetik i viruseve të gripit të derrave, shpendëve dhe njerëzve.
Bilanci i fundit i OBSH-së tregon një rritje të numrit të rasteve të konfirmuara në SHBA në 1,639 persona nga 896 që ishin raportuar një ditë më parë.
Gjithashtu edhe në Kanada janë evidentuar raste të reja ku ka shkuar në 242 numrin i të infektuarve.
k.k/NOA