Librazhd, 10 maj/NOA - Digjet plotësisht banesa njëkatëshe në një fshat të Librazhdit dhe shkak dyshohet se ishte shkëndija elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e Aqif Licajt, në fshatin Licaj të Komunës Qukës, të rrethit të Librazhdit, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA, burime nga policia vendore.
Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore si dhe mjetet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur lokalizimin dhe më tej shuarjen e zjarrit, i cili rrezikonte të përhapej edhe në banesat përreth.
ka konstatuar se
"Ne dyshojmë se shkak i rënies së zjarrit ka qenë shkëndija elektrike", thanë burime nga grupi hetimor që shkoi në vendin e ngjarjes.
a.k/NOA