Korçë, 11 maj, NOA - Ka shkaktuar aksident rrugor dhe nuk ka ndaluar në vendin e ngjarjes, por ka preferuar të largohet pa lënë gjurmë. Një akt i tillë ka shkaktuar ndjekjen e tij nga forcat e policisë, të cilat pasi e kanë identifikuar kanë vendosur ta hetojnë në gjendje të lirë.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për 29-vjeçarin Algert Meko, banues në Korçë, i cili me mjetin e tij tip Audi 80, me targë KO 4145 B, ka aksidentuar në aksin rrugor Korçë-Ersekë, 64-vjeçarin Rasim Hysolli, banues në fshatin Dvoran të Korçës.
I dëmtuari ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Korçës, duke marrë ndihmë mjekësore dhe tani rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Policia nga ana e saj ka kryer veprmet proceduriale mbi veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 dhe "Largim nga vend i aksidentit", parashikuar nga neni 273 i Kodit Penal.
n.e/NOA