English

Djali 10-vjeçar vdes nga korrenti, ngjarja pas një incidenti

Shkodër, 11 maj NOA - Fëmija vetëm dhjetë vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë të dhimbshme në Shkodër pasi preku telat e korrentit në pakujdesi e sipër.

Ngjarja ndodhi dje në orën 11.30 në vendin e quajtur "Melgushe" në komunën Bushat të Shkodrës, pak metra larg banesës së 10-vjeçarit Denis Sh.

I vogli ka gjetur vdekjen, si pasojë e kontaktit me një kabull përcjellës të energjisë elektrike.

Hetuesit sqaruan se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij, në momentin kur fëmija është mbështetur me dorë mbi kabull.

e.l/NOA

KOMENTE