English

Elbasan, tenton të vrasë me armë dy adoleshentë, shpallet në kërkim nga policia

Elbasan, 11 maj NOA - Një sherr banal për pak u ka kushtuar jetën dy adoleshentëve të cilët u qëlluan me armë nga kundërshtari i tyre.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Elbasan kur një persona me iniciale Sh.Q, ka nisur një sherr të çastit me dy 16-vjeçarë me iniciale E.S, dhe B.M.

Pas fjalëve të ndërsjella Sh.Q, ka qëlluar me armë në drejtim të dy adoleshentëve.

Efektivat e policisë së Elbasanit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat dhe autorët e plagosjes së dyfishtë.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para u bë e mundur identifikimi i autorit ndërsa dy të plagosurit u transportuan në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë autori ka qëlluar në drejtim të dy adoleshentëve me një armë të cilën e posedonte me lejë.

Ndërkohë që ai është shpallur në kërkim për veprën penale të "vrasjes me dashje e mbetur në tentativë".

k.k/NOA

KOMENTE