Tiranë, 11 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 11 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al
Gazeta "Panorama" vjen sot me kryeartikullin: "Tabela zyrtare - Pagat e reja për ushtarakët dhe policët" ku trajton se që nga 1 maji, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Ushtarakëve do të rriten mesatarisht me 5.5%.
Në këtë shkrim gjendet e plotë rritja e pagave të ushtarakëve, diplomatëve, Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit. Gjithashtu, përcaktohen edhe pagat e pedagogëve dhe të Shkollës së Policisë.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin "Arjan Çani, nga "Zona e Lirë", në skenën e teatrit".
Gjithashtu, në këtë të përditshme do të gjeni dhe një shkrim që vjen me titullin
"Të pathënat e ceremonisë mortore të Enver Hoxhës".
"Gazeta Shqiptare" i ka lënë sot hapësirë kryesore lajmit mbi kujtimet e Carl Ëibey në një libër në kryeartikullin me titull "Diplomati norvegjez: Hakmarrja e Hoxhës, vrau Mehmet Shehun".
Po ashtu, të tjerë tituj kryesorë të kësaj gazete janë edhe "Topalli: Rama është i blerë" si edhe ICE: "Biznesit italian i mungon siguria".
E përditshmja "Koha Jonë" ka si kryeartikull "Këtë vit, arsimi i detyruar që 5 vjeç"., në të cilin thuhet se si në muajin shtator do të çelen 50 klasa të veçanta për fëmijët që nuk kanë qenë ndonjëherë në kopshte.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe "Topi: Drejtësia të qëndrojë larg pazareve".
Por në këtë të përditshme gjenden ndër të tjera edhe artikujt "Milo, kandidat për deputet në 6 qarqe njëherësh", si dhe artikulli me titull: "Evelonë Matjë: Jam e dashuruar me shqiptarët".
Gazeta "Shekulli" vjen sot me kryeartikullin "Zgjedhjet, drejtuesit e OSBE në Tiranë, takime me krerët e partive".
Ai cilëson se si një delegacion i lartë i OSBE-së, në përbërje të të cilit do të jetë Presidenti i Asamblesë Parlamentare, Joao Soares dhe katër derjtues të tjerë, në mesjavë mbërrijnë në Tiranë.
Tituj të tjerë kryesorë të kësaj gazete janë "Presidenti Topi feston "Ditën e Drejtësisë', mungon Alibeaj".
Kjo gazetë vijon në faqet e saj edhe me trajtimin e lajmit mbi bllokimin e 160 studentëve në artikullin "Studentët u bllokuan për trafik klandestinësh".
Gazeta "Shqip" ka si kryeartikull të saj "Rikthehet në Gjykatën e Lartë dosja Durrës-Kukës".
Ai tregon sesi prokuroria përgatitet për një tjetër "betejë" ligjore në lidhje me dosjen "Durrës- Kukës".
Tjetër lajm kryesor është dhe ai që trajton çështjen mbi përzgjedhjen e kandidatëve për Tiranën dhe fillimin e negociatave nga ana e PD-së në artikullin "Kandidatët për Tiranën, PD fillon negociatat".
Një tjetër lajm kryesor i kësaj të përditshme është dhe ai me titull: "Standardet e BE për bankat, asnjë përfitim për shqiptarët".
Gazeta "Standard" ka si lajm të saj kryesor atë me titull "Matura, cilat degë të zgjidhni në bazë të notave që keni", duke cilësuar më poshte diagramën që lidh pikët e fituara me degët përkatëse, sipas aplikimit të bërë nga studentët.
Të tjera lajme kryesore me të cilat kjo e përditshme paraqitet në faqen e saj të parë janë edhe ato me titull: "Zgjedhjet, koalicionet që përballen dhe partitë që rrezikohen"
Gazeta "Metropol" hapet sot me kryeartikullin "Listat e deputetëve të PS dhe PD që mbajnë peng fushatën", ku cilësohet se kampet e partive të mëdha janë përfshirë nga ethet e renditjes në lista dhe pjesëmarrja në garë, duke hedhur një vështrim mbi fushatën e demokratëve dhe atë të socialistëve.
Një lajm kryesor në këtë gazetë është dhe ai që trajton problemin e kompesimeve për ish-pronaret, "Ish-pronarët, projekti i kompensimeve deri më 2011".
Po ashtu, kjo e përditshme trajton çështjen e gjimnazistëve maturante në artikullin me titull: "Matura, testet e provimit për gjuhët e huaja e profilit social".
e.l/NOA