English

G99, Veliaj: Shqipëria jo pronë e fëmijëve Berisha, nuk kemi votuar as Argitën dhe as Shkëlzenin

Tiranë, 11 maj NOA - Kryetari i G99, Erjon Veliaj ka reaguar sot pas publikimit të tablateve telefonike ku rezultonte se ditën e shpërthimit të fabrikës në Gërdec, Fatmir Mediu kishte biseduar ne telefon me djalin e kryeministrit Sali Berisha.

"Ajo që gazetat kanë treguar gjithë këto ditë është se duke filluar që nga 15 marsi 2008 ky ka qenë viti i familjes Berisha ose për të qenë totalisht të ndershëm ky ka qenë mandati i familjes Berisha" u shpreh Veliaj.

"Sa herë që ka pasur një kontratë në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, sa herë që ka pasur një shitje ose blerje të madhe tokash , sa herë që ka pasur një shitje ose blerje të madhe armësh, sa herë që ka pasur një privatizim të rëndësishëm, apo një investim të madh në infrastrukturë, sa herë që ka pasur një shpenzim të taksave të shqiptarëve, familja Berisha ka qenë prezentë dhe përfituese. Një herë një kunat, një herë një baxhanak, njëherë një mbesë, njëherë një djalë dhe njëherë një vajzë" shtoi me tej kreu io G99.

Sipas tij, shqiptarët për 18 vjet kanë duruar një politikë të papërgjegjshme dhe ndonjëherë kanë treguar mirëkuptim të jashtëzakonshëm duke toleruar politikën e tyre, duke marrë parasysh vështirësitë që kalon vendi.

"Ajo që shohim nga tabulatet e telefonatave është që ministrat e kabinetit Berisha telefonojnë katër herë më shumë dhe flasin 16 herë më gjatë me djalin e kryeministrit sesa me vetë kryeministrin. Kjo është një mënyrë për të shpjeguar se kush realisht e qeveris këtë vend dhe kush realisht e kontrollon këtë vend. Pyetja që ne kemi me të drejtë është: Në qoftë se djali dhe vajza e kryeministrit duan të merren me politikë pse nuk kandidojnë? Të kandidojnë në mënyrë të ndershme si gjithë ne të tjerët, të konkurrojnë dhe të përballen me baltën dhe llucën e kolegëve të të atit të tyre si gjithë ne të tjerët" deklaroi më tej Veliaj.

k.k/NOAÂ

KOMENTE