English

"Gërdeci", prokuroria kërkon largimin e 3 gjyqtarëve, ngrihet grup pune për kërkesën

Tiranë, 11 maj, NOA/ Update - Gjatë seancës së sotme mbi çështjen "Gërdeci". prokuroria ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të Kolegjit Penal dhe 2 gjyqtarëve, të cilët sipas tyre paraqesin konflikt interesi mbi çështjen në fjalë.

Emrat konkretë të tre gjyqtarëve për të cilët është kërkuar largim janë Besnik Imeri, Evgjeni Sinoimeri dhe Irma Bala.

Organi i akuzës e ka bazuar pretendimin e tij për konflikt interesi të këtyre tre gjyqtarëve, tek fakti që secili prej tyre ka lidhje miqësie dhe të afërta me disa nga të pandehurit për tragjedinë e Gërdecit.

Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk e ka pranuar kërkesën e paraqitur nga tre prokurorët për largimin e tre gjyqtarëve dhe për këtë arsye, pranë Gjykatës është ngritur një grup i dytë pune, i cili do të marrë në shqyrtim këtë situatë.

Tashmë ai është tërhequr për të dhënë vendimin, mbi kërkesën e prokurorëve për largimin e tre gjyqtarëve nga trajtimi i çështjes dhe më pas do të mësohet se nëse këta tre gjyqtarë do të vijojnë ende të merren me gjykimin e çështjes së Gërdecit.

Ndërkaq, bëhet e ditur se edhe në seancën e sotme gjyqësore, ashtu si një javë më parë, mjaft nga të pandehurit e çështjes "Gërdeci" kanë preferuar të paraqiten në seancë përmes avokatëve.

n.e/NOA

KOMENTE