English

Gruevski pas deklaratës së Karamanlis për emrin: Greqia vazhdon provokimet

Shkup, 11 maj, NOA - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski e quajti provokim të radhës deklaratën e homologut të tij grek Karamanlis, se"historia nuk shkruhet nga fillimi" dhe nuk mund të ndryshohet.

Kryeministri Gruevski këto komente i bëri pas seancës së komitetit qendrorë të partisë VMRO-DPMNE që u mbajt në qytetin e Velesit.

Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, disa ditë më parë ka paraqitur qëndrim të fortë lidhur me kontestin për emrin kushtetues të Maqedonisë.

"Të gjithë ne, si maqedonë krenarë, e themi qartë: historia nuk shkruhet përsëri", ka theksuar Karamanlis, në Selanik, që është kryeqytet i provincës Maqedonia.

Prej vitit 1991, Greqia po e bllokon njohjen e fqiut të vet me emrin Maqedoni, duke thënë se ky emër ekskluzivisht i takon provincës greke, me këtë emër.

"Perspektiva evroatlantike e fqiut tonë në Shkup, varet nga një kusht - nga zgjidhja e pranuar nga të dy palët për emër", tha Kostas Karamanlis.

NOA-INA

Â

KOMENTE