English

I grabitën byrzylykyn e floririt një të mituri, autorët kapen nga policia

Korçë, 11 maj, NOA - Grabitja e byzylykut të floririt një të mituri, u ka kushtuar dy personave ndalimin nga forcat e policisë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për Marjus Lakon, 19-vjeç dhe Benardo Qelemenin, 18-vjeç, që të dy banues të qytetit të Korçës, të cilët kanë përfunduar në prangat e policisë pasi i kanë marrë një të mituri një byrzylyk prej floriri.

Ndërkaq, forcat policore bëjnë me dijeni se personi i parë i kapur, ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.

Ato kanë kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE