English

Kongresmeni amerikan Eliot Engel: Shqipëria, hapa të mëdhenj përpara

Tiranë, 11 maj NOA - Kongresmeni amerikan Eliot Engel, përshëndeti sot për herë të parë, Kuvendin e Shqipërisë. Një muaj pas anëtarësimit në NATO, kongresmeni Engel tha para deputetëve, se Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e NATO-s, shumë seriozisht.

Kongresmeni tha se arritjet e vendit tonë janë të shumta. "Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimit; ka bërë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të vendosjes së një rendi më të fortë publik. Ju lutem vazhdoni ta orientoni Shqipërinë në këtë rrugë."Â

."Ndihem krenar që Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e NATO-s, shumë seriozisht. Vazhdoni ta orientoni vendin në këtë rrugë", - deklaroi kongresmeni amerikan Eliot Engel.

Kurse kryetarja e Kuvendit i uroi mirëseardhjen kongresmenit amerikan dhe falënderoi atë për fjalën drejtuar deputetëve të Shqipërisë "Kongresmeni Engel është një ndër miqtë më të fuqishëm të kombit shqiptar sepse i ka mbrojtur gjithmonë interesat e shqiptarëve, në përpjekje të pafundme të tyre për liri dhe për dinjitet", - tha Topalli.

Ajo shtoi se Engel, është një ndër avokatët më të fortë në të gjithë karrierën e tij brilante politike për çështjen shqiptare".

e.l/NOA

KOMENTE