English

Kryeministri në zonën e tragjedisë së "Gërdecit", viziton familjen Kruja

Tiranë, 11 maj NOA/Update- Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot familjen e Reshit Krujës, i cili humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit.

Në këtë vizitë Berisha shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Vorës, zoti Fiqiri Ismaili dhe nga deputeti i zonës për PD, Astrit Patozi.

Zonja e shtëpisë, bashkëshortja e të ndjerit, i uroi mirëseardhjen Kryeministrit duke e falënderuar për kujdesin dhe mbështetjen në momentet e vështira të familjes së tyre.

Berisha siguroi pjesëtarët e familjes Kruja për përpjekjet e tij maksimale në mbështetje të interesave të tyre, duke shprehur angazhimin se qeveria në bashkëpunim me pushtetin lokal do të jetë gjithnjë pranë tyre.

Gjithashtu Kryeministri theksoi se drejtësia që familjarët kërkojnë, duhet dhe do të vihet patjetër në vend dhe për këtë qeveria ka dhënë dhe po jep të gjithë mbështetjen e saj.

Bashkëshortja e të ndjerit Reshit Kruja kërkoi një ndihmë të menjëhershme për vajzat e saj, të cilat ndiqnin universitetin, një kompjuter në shtëpinë e saj, i cili iu premtua menjëherë nga Kryeministri dhe deputeti Patozi.

Ky i fundit, shprehu gatishmërinë që një kompjuter do t'i shkonte kësaj familjeje menjëherë në ditët e ardhshme.

e.l/NOA

KOMENTE