English

Ministri i Drejtësisë Alibeaj, i ftuar në Romë me rastin e 60-vjetorit të Aleancës së Atlantikut Verior

Tiranë, 11 maj NOA - Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj ka qenë i pranishëm në Â Romë me rastin e 60-vjetorit të Aleancës së Atlantikut Verior.Â

Me ftesë të Presidentit të Senatit të Republikës Italiane, Renato Schifani, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj u nis dje paradite në Romë për të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-së me rastin e "Përkujtimit të 60- vjetorit të Aleancës së Atlantikut Verior".

Në sesionin e parë të këtij eventi me temë  " Nga origjina në tranzicion, rënia e murit, shtetet e reja në aleancë, operacioni vazhdon" do të marrin fjalën Lech VAŁĘSA, ish- President i Polonisë, Giulio Andreotti, senatori i përjetshëm dhe ish-kryeministër i Italisë, Massimo D'alema, deputetë, ish- kryeministër, Ignazio La Russa, ministri Italian i Mbrojtjes dhe shumë figura të tjera të rëndësishëm.

Në sesionin e dytë me temë: "E ardhmja e NATO-s drejt një botë shumë polare pas verdiktit të Strasburgo-Kehl," sot pasdite pritet të mbajnë fjalën Franco Fratini, ministri i Jashtëm i Italisë, ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, zëvendëspresidenti i Dumës Ruse etj.

Takimi mbyllet sot në mbrëmje me një darkë gala të organizuar nga Presidenti i Senatit të Republikës Italiane.

k.k/NOA

KOMENTE