English

Policia e Shtetit dhe Policia Italiane plan veprimi për luftën kundër krimit të organizuar

Itali, 11 maj NOA - Me rastin e përvjetori të krijimit të Policisë Italiane, delegacion i Ministrisë së Brendshme i përbërë nga Zëvendësministri i Brendshëm Gent Strazimiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi dhe këshilltari i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Drejtues Edmond Rizaj zhvilluan një vizitë tre ditore në shtetin fqinj.

 Në datën 8 Maj, pas ceremonisë së Festës së Policisë Italiane, u zhvillua takimi i delegacionit të Policisë Italiane kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Prefekti Antonio Manganelli me stafin e tij dhe i delegacionit të Policisë Shqiptare i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi.

Në këtë takim u firmos plani i veprimit mes Policisë Italiane dhe Policisë Shqiptare, në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar, prostitucionit, trafikut të armëve dhe trafiqeve të tjera te paligjshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u takua edhe me drejtuesit e Policive të Ballkanit, si me atë të Maqedonisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe të Serbisë. Takimet e zhvilluara ishin mjaft miqësorë. më datë 9 maj, Delegacioni Shqiptar, zhvilloi një takim me Komandantin e ROS-it, Gjeneral Ganzer, ku u bisedua në lidhje me raportet e bashkëpunimit dhe mundësinë e krijimit të grupeve të përbashkëta të hetimit.

Gjenerali Ganzer, shprehu gatishmërinë e për të rritur bashkëpunimin dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta ndaj luftës kundër krimit të organizuar, e konkretisht ndaj trafikut të lëndëve narkotike.Â

k.k/NOA

KOMENTE