English

Rreth 300 serbë protestë për mungesën e energjisë elektrike, plagosen 10 policë

Gjilan, 11 maj, NOA - Rreth 300 serbë të rajonit të Gjilanit kanë protestuar për mungesën e energjisë elektrike. Sipas SHPK-së, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë dhe si pasojë janë lënduar lehtë 10 pjesëtarë të organeve të rendit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani ka deklaruar se protestuesit që kishin bllokuar rrugën që lidh Gjilanin me Bujanocin, kanë hedhur gurë e shishe kundër policëve të Kosovës, të cilët po përpiqeshin të zhbllokonin rrugën e zënë.

Hashani bëri të ditur se protestuesit në afërsi të Kamenicës gjithashtu e bllokuan rrugën kryesore në fshatin Kominjan i Ulët. Disa fshatra të banuara me serbë tashmë disa ditë janë pa energji elektrike, për shkak se refuzojnë t'i paguajnë Korporatës Energjetike të Kosovës.

NOA-INA

Â

KOMENTE