English

Shkodër, policia çon në qeli një adoleshent të dyshuar si shpërndarës droge

Shkodër, 11 maj NOA - Një adoleshent është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi dyshohet si shpërndarës droge.

Sh.D, 17-vjeç, lindur e banues në fshatin "Vlahen", Komuna Gojan, të rrethit Has u arrestua dje pasi u kap me një sasi prej 35.6 gramë lëndë bimore e cila rezulton të jetë kanabis sativa.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se agjentët e antidrogës kishin siguruar informacione në rrugë operative për "aktivitetin" e adoleshentit duke u vënë në ndjekje të tij.

Sipas policisë, pas hetimeve rezultoi se 17-vjeçari, e lëndën bimore cannabis sativa, e cila iu kap nga policia, e kishte marre nga moshatari i tij me iniciale S.P., lindur në Dajç dhe banues në Shkodër.

Policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit S. P, ku gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 107 gramë lëndë narkotike cannabis sativa si dhe një kapuç i përshtatur si maskë.

U bë shpallja në kërkim e 17-vjeçarit S.P, dhe po punohet për kapjen e tij.

Dy adoleshentët akuzohen për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim".

k.k/NOA

KOMENTE