English

Ambasada amerikane, rregulla të reja për t'u pajisur me viza

Tiranë, 12 maj NOA/ - Duke filluar nga data 15 Qershor 2009, rregulla të reja nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'u pajisur me viza jo-emigruese.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve NOA nga burime zyrtare të kësaj ambasade.

Nga 15 qershori, të gjithë të interesuarit do të mund të caktojnë takim për vizë

jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, punë, etj.) sipas udhëzimeve

të paraqitura në faqen e Internetit: http://tirana.usembassy.gov/how_to_apply.html

Caktimi i takimeve në Internet në dhe mbas kësaj date, është i detyrueshëm.

"Ne nuk do të pranojmë më kërkesa të dërguara me e-mail, faks, apo postë, ndaj ju lutemi lexoni udhëzimet me vëmendje në mënyrë që të shmangni ngatërrimet", - sqaron ambasada.

Vetëm aplikantët me takime të caktuara do të lejohen të hyjnë në Seksionin

Konsullor.

"Pasi të keni caktuar një takim interviste, ju lutemi mos dërgoni pasaportat, pagesat e vizave ose dokumentacionin mbështetës me postë, faks, ose e-mail", - kërkon ambasada.

Ajo sqaron se dokumentacioni mbështetës duhet të paraqitet në kohën e intervistimit për

Vizë dhe po ashtu, pagesat e vizave do të mblidhen ditën e intervistës.

Pagesa aktuale e aplikimit për

vizë jo-emigrimi është 131 Dollarë amerikanë ose e barasvlershme në lekë sipas kursit të

shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e paguar me para në dorë. Kjo është një pagesë e pakthyeshme pavarësisht nëse e fiton ose jo vizën.

Pasi caktohet takimi, aplikantët duhet të mbërrijnë në seksionin konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë në orën 8:00 paradite. Orari i intervistave fillon në orën 9:00 paradite dhe vazhdon deri në drekë.

e.l/NOA

KOMENTE