Tiranë, 12 maj NOA- ‘Ej, mos i thuaj njehur" pritet të interpretohet pak ditë më pas nga Arian Çani, gazetar dhe drejtues i njohur televiziv.
Kësaj here Çani fton publikun kryeqytetas në sfidën e tij më të re në teatër. Postera, në të cilat Çani i kërkon njerëzve të ruajnë sekretin, janë ngjitur prej disa ditësh në vende të ndryshme në Tiranë.
Shfaqja teatrale e gjinisë "One man shoë", vjen në Shqipëri për herë të parë nën titullin "Ej, mos i thuaj njeriu" e cila do të shfaqet në skenën e teatrit të Metropolit në Tiranë në datën 17 maj, në orën 20:00. Shfaqja do të interpretohet vetëm nga Arian Çani i cili do të ketë një komunikimi interaktiv me publikun.
Regjia e kësaj shfaqjeje është e regjisorit Ervin Çuli. k.k/NOA