English

Biografisti: Angelina, do të të shkatërroj jetën!

Hollivud, 12 maj, NOA - Andreë Morton, biografi i njohur i Lady D, është duke punuar mbi një biografi shokuese të Angelina Jolie, e cila është përshkruar mes gjakut, drogës, fëmijëve të humbur si edhe një plani për të shkatërruar jetën dhe karrierën e Jennifer Aniston.

Sekretet më konfidenciale të aktores së madhe, bashkëshortes së Bred Pit, duket se kanë për të dalë shumë shpejt në skenë.

Ky është qëllimi që i ka vënë vetes Andreë Morton dhe Mickey Brett, një nga ish-bodigardët e trupit të Angeline Jolie.

Sipas revistës amerikane Star, Morton duket aktiv për të shkruar sidomos mbi detajet e shtrimit në spital të kurimit mendor të Angelinës, në Los Anxhelos.

"Kjo periudhë e jetës së Angelinës mbetet ende një mister, - thotë Morton, - edhe për miqtë e saj më të afërt. Ka qenë e internuar, apo ka shkuar me dëshirë atje. Këtë dua që të kuptoj", thotë Morton.

Por sipas tij, pjesa më e errët e jetës së Angelinës është ajo që flet mbi planin për t'i shkatërruar medoemos jetën Jennifer Anistonit, duke i marrë bashkëshortin, Bred Pit.

Duke vijuar se plani tjetër që Angelina ka planifikuar kundër Aniston është edhe ai mbi lënien pas dore të saj nga producentët në planin profesional.

"Ajo rrëmben rolet më të vështira dhe të nivelit Oscar, duke i lënë Jennifer vetëm ato të dorës së dytë", thotë Morton.

n.e/NOA

KOMENTE