Elbasan, 12 maj NOA - Policia e qytetit të Elbasanit, ka çuar sot në qeli një 68-vjeçar pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve.
Mësohet se 68-vjeçari Hamit Pepa, me banim në fshatin Polis të rrethit të Elbasanit, u arrestua në bazë të vendimit penal të gjykatës së rrethit të Elbasanit, e cila e kishte dënuar atë në mungesë për veprën penale "prerje e paligjshme e pyjeve". Disa kohë më parë, policia kishte siguruar informacione në rrugë operative, për aktivitetin e Pepës.
Ai kishte mundur të priste pyje duke bërë që policia ta shpallte në kërkim.
Pas njoftimit se ndiqej nga policia, 68-vjeçari ishte larguar duke u shpëtuar prangave, ndërsa në mungesë ai u dënua nga gjykata.
Ditën e sotme policia mundësoi lokalizimin e vendndodhjes së Hamit Pepës duke kryer dhe arrestimin e tij.
k.k/NOA