English

Gardiani i plagosur në Korçë, dyshimet që hedh policia

Korçë, 12 maj/NOA Update- Policia dyshon se polici i burgut është vet plagosur me dashje dhe jo nga pakujdesia ashtu si rezultoi nga hetimet e para.

Lajmin e bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, burime nga policia të cilat treguan se 38-vjeçari Olsi Rexhollatri polic i burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, konsumonte alkool prej kohësh ndërsa njihej si frekuentues i lojërave të fatit.

Policia dyshon nëse gardiani kishte borxhe të pashlyera për shkak të frekuentimit të lojërave të fatit e basteve sportive gjë e cila mund ta ketë detyruar atë të tentojë të vetëflijohet.

Megjithatë deri më tani gjithçka mbetet në kuadrin e dyshimit sipas policisë, pasi hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të vërtetën.

Ngjarja ku mbeti i plagosur gardiani ndodhi pak pas mesnatës duke u gdhirë dita e sotme kur ai është kthyer i dehur në shtëpi.

Ai ka hyre në dhomën e tij fill pasi ka shkuar në banesë, dhe pak çaste me vonë, nëna e gardianit ka dëgjuar një krismë.

Menjëherë ajo ka shkuar në dhomë ku ka gjetur të gjakosur djalin ndërsa e alarmuar lajmëroi policinë.

Fillimisht i plagosuri i transportua në spitalin e Korçës ku pas ndërhyrjes së parë ai u dërgua në Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Policia ka marrë në pyetje nënën e policit e cila ka treguar ngjarjen të detajuar.

Sipas saj, djali ishte kthyer i dehur në shtëpi dhe menjëherë ka hyrë në dhomën e tij.

Por vetëm pak minuta më pas ajo ka dëgjuar krismën dhe ka parë të birin të mbytur në gjak.

Policia e Korçës bën të ditur se i marrë në pyetje, polici 38Â vjeçar ka deklaruar se ishte i dehur dhe arma i ishte shkrehur nga pakujdesia .

Por pavarësisht deklarimeve të tyre policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

k.k/NOA

KOMENTE