English

Gjen vdekjen gjatë shtrimit të rrugës, një 34-vjeçar në Shkodër

Shkodër, 12 maj NOA - Një i ri ka gjetur vdekjen gjatë shtrimit të një rruge nacionale ku ishte angazhuar me punë, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 10.50 në aksin rrugor Pukë - Fushë Arrëz, pikërisht në vendin e quajtur "Kroj i Zi", thanë sot për NOA, burime policore vendase.

Mësohet se gjatë riparimit të një mjeti, që përdoret për shtrimin e rrugëve (rrul ngjeshës), 34-vjeçari Harim Pepaj, banues në Rubik të rrethit Mirditë, ka gjetur vdekje të menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor, i cili ka kryer veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Në lidhje me ngjarjen, pak orë më vonë, në 14.30, policia ka kryer arrestimin e 56-vjeçarit Ndue Kodra, lindur në Mamurras dhe banues në Shënkoll të rrethit Lezhë.

I arrestuari, akuzohet se ka shkelur rregullat e mbajtjes në punë, nga pakujdesia, të rrulit ngjeshës, mjet ky i cili për pasojë ka sjellë vdekjen e menjëhershme të Harim Pepajt.

I dyshuari, tani përballet me akuzën për veprën penale "shkelje të mbrojtjes në punë".

r.d/NOA

KOMENTE