English

Goditi me sëpatë në sherr e sipër, i kërkuari kapet nga forcat e policisë

Devoll, 12 maj, NOA - Forcat e policisë së Devollit kanë mundësuar kapjen e personit që ishte shpallur në kërkim për një plagosje të kryer me sëpatë ndaj një qytetari 10 ditë më parë në këtë zonë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai është Guri Mazelliu, 23-vjeç, Â lindur dhe banues në Bilisht, i shpallur në kërkim policor që nga data 2 maj, pasi ndaj tij kishte nisur një procedim penal për veprën penale të "Vrasjes me dashje mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal.

Kjo pasi në datën 01.05.2009 gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai ka qëlluar më sëpatë në kokë duke e dëmtuar, Erigels Bregu.

Pas kapjes së tij, është njoftuar menjëherë insitucioni i Prokurorisë, i cili konfirmon se për këtë ngjarje është bërë ndryshimi i cilësimit të veprës penale nga "Vrasje me dashje mbetur në tentativë", në atë të "Plagosjes së lehtë me dashje" për të cilën hetimet në ngarkim të Guri Mazelliut do të vazhdojnë në gjendje të lirë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE