English

I tregon të shoqit se është burrë pas 3 vite martese

Pekin, 12 maj, NOA - E pabesueshme, por e vërtetë. Lajmi ka lënë të çuditur të gjithë ata që e kanë mësuar atë përmes medieve. Nusja e gënjeshtërt kineze pasi ka kaluar tri vite martesë me bashkëshortin e saj, i bën me dije se në të vërtetë nuk është një femër, por një mashkull i maskuar, pra një transvestit.

Bashkëshorti i mashtruar Fu Shitou nga Zhechuan i Kinës është martuar me transvestitin 44-vjeçar Wei Jinhua pasi ishte miqësuar me kunatën e tij. Ai është shokuar kur ka dëgjuar të vërtetën në gjykatë. "Nuk mund ta besoj se nuk e kam ditur. Por asnjëherë nuk kemi bërë seks kështu që nuk kam mundur as ta di. Vetëm kam dashur që të përkujdeset për mua", ka thënë i shkreti Fu. n.e/NOA

KOMENTE