Tiranë, 12 maj, NOA - Ish-Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumëi përmes një konference për shtyp ka hedhur poshtë të gjitha dëshmitë e bëra në prokurori ndaj tij në emër të një shkrese të  dërguar me faks nga Ministria e Drejtësisë drejt asaj të Mbrojtjes, mbi përshpejtimin e  procedurave në emër të Shkëlzen Berishës.
Ai bëri të ditur se do të paraqesë në Prokurori një padi penale për dëshmi të rreme ndaj personit të tij.
"Nesër do të dorëzoj padi penale në Prokurori për dëshmi të rreme. Unë i kam shërbyer vetëm ligjit dhe jo interesave private", u shpreh për median Bumçi.
Sipas tij, në kohën kur ka qënë ministër nuk ka patur asnjë kontakt me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ndërsa thekson se shkrimi i vendosur në dokumenta nuk aspak i tij dhe se kjo gjë mund të jetë lehtësisht e vërtetueshme.
Konkretisht, faksi i Ministrisë së Drejtësisë drejtuar ish-ministrit Fatmir Mediu thoshte: "Mendim për një projektvendim, në të cilin është shënimi me shkrim dore ‘Për z. Shkëlzen Berisha'". Data e nisjes së këtij faksi është 13 mars 2007, ora 09:19, nga numri i faksit 23 45 60 dhe faksi ka emrin "Ministria e Drejtësisë".
n.e/NOA
Â