Tiranë, 12 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Kreun e Misionit Vëzhgues të ODIHR në Shqipëri, Ambasadoren Audrey Glover.
Gjatë këtij takimi, Edi Rama ka shprehur mbështetjen e Partisë Socialiste për misionin e ODIHR dhe në të njëjtën kohë e ka njohur Ambasadoren me disa nga shqetësimet e opozitës në lidhje procesin e ardhshëm zgjedhor.
Procesi i pajisjes të votuesve shqiptarë me letërnjoftime elektronike ka qenë një nga problematikat e ngritura nga lideri i opozitës, sikundër edhe numri i madh i zyrave të aplikimeve të cilat edhe sot mbeten të mbyllura në shumë komuna e bashki të vendit.
Kreu i Misionit Vëzhgues të ODIHR dhe Kryetari i Partisë Socialiste shprehën interesin e tyre të përbashkët për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë, si një vend anëtar i NATO-s.
k.k/NOA