English

LSI, Meta prezanton "Planin për Veprim", në themel të tij është punësimi

Tiranë, 12 maj NOA - Lideri i LSI-së, Ilir Meta prezanto sot "Planin për Veprim" si dhe zëdhënësin e programit elektoral të kësaj partie, Edmond Haxhinasto dhe zëdhënësin e LSI-së, Ralf Gjoni.

"Në themel të këtij "Plani për Veprim" qëndron pikërisht punësimi si shtylla kryesore dhe objektivi kryesor mbi të cilin do të ndërtohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë dhe në radhë të parë e atyre që janë pa punë" deklaroi Meta.

"Të gjitha politikat tona qeverisëse, zhvillimore dhe arsimore janë në funksion të punësimit, të krijimit të vendeve të reja të punës dhe sikurse e kemi bërë të ditur prej kohësh, Plani ynë për Veprim dhe programi ynë elektoral dhe qeverisës ka një synim tepër realist, por edhe ambicioz për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të qëndrueshme të punës gjatë katër viteve të ardhshme" shtoi më tej Meta.

Sipas tij, programi i LSI-së është thellësisht social, sepse Shqipëria ka nevojë për një harmoni sociale për të pasur një paqe sociale dhe një stabilitet social dhe politik afatgjatë, por padyshim që programi dhe plani ynë nuk është i mbështetur vetëm mbi një politikë shpenzimesh, por në radhë të parë është i mbështetur në një politikë të qartë të rritjes të qëndrueshme ekonomike.

"Për të forcuar edhe komunikimin me mediat, dua t'ju prezantoj se Edmond Haxhinasto, Kryetar i KDK-së, do të jetë njëkohësisht gjatë kësaj periudhe zëdhënësi i LSI-së për programin elektoral dhe qeverisës. Ndërsa Ralf Gjoni si zëdhënës të LSI-së, i cili do të jetë gjithmonë në komunikim me ju për çështje nga më të ndryshmet" u shpreh kreu i LSI-së.

k.k/NOA

KOMENTE