Shkup, 12 maj NOA - "Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, u takua duke u përshëndetur miqësisht e ngrohtësisht, me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç, informoi mbrëmjen e sotme Presidenca në Tiranë.
Ajo shtoi se Topi ka takuar edhe kryetarin e shtetit të Kroacisë, Stjepan Mesiç, si dhe Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç.
Topi, gjendet në Shkup, në krye të delegacionit shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e marrjes së detyrës nga Presidenti i porsazgjedhur maqedonas, Gjorgje Ivanov.
I ftuar nga Kreu i ri i Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), Presidenti Topi ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së bashku me homologë të tjerë nga rajoni dhe më gjerë.
z.h/NOA