English

PS, Kodheli: Berisha është kujdesur për familjen e tij në mënyrën e gabuar dhe ndoshta të paligjshme

Tiranë, 12 maj NOA - Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka dhënë një deklaratë sot para godinës së kryeministrisë ku është shprehur se Berisha është kujdesur për familjen e tij në mënyrën e gabuar.

"Sot, edhe njëherë tjetër familja e Sali Berishës turpëroi Shqipërinë.

Edhe njëherë, Berisha dhe zëdhënësit e tij mohuan aferat në të cilat janë përfshirë, pavarësisht provave që vazhdojnë të dalin përditë dhe që tregojnë më së miri, se familja Berisha nuk po punon në interes të shqiptarëve" u shpreh Kodheli.

"Gjithçka ata dinë të bëjnë, është të mohojnë, të mohojnë, dhe vetëm të mohojnë. Sali Berisha është kujdesur për familjen e tij në mënyrën e gabuar, në mënyrë jo etike dhe ndoshta të paligjshme. Sot shqiptarët meritojnë më shumë. Sot shqiptarët meritojnë një politikë të re. Sot shqiptarët kërkojnë ndryshim" përfundoi Kodheli.

k.k/NOA

KOMENTE