English

SHBA ekstradon të dyshuarin nazist për krime lufte

Berlin, 12 maj, NOA - Autoritetet e Imigracionit në Shtetet e Bashkuara kanë ekstraduar një ish roje të dyshuar të një kampi vdekje të nazistëve, Xhon Demjanuk për në Gjermani, për t'u përballur me akuzat për genocid.

Demjanuk i cili është 89 vjeç dhe me origjinë nga Ukraina, akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e 29 mijë hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në kampet e përqëndrimit në Sobibor në Poloninë e pushtuar nga nazistët.

Prokurorët gjermanë thonë se kanë provat për ta gjetur atë fajtor. Z.Demjanuk i mohon akuzat.

Nëse proçedurat gjyqësore do të zhvillohen pas afro shtatë dekadash, ky mund të jetë ndoshta proçesi i fundit gjyqësor ndaj krimeve të Nazizmit.

n.e/NOA

KOMENTE