English

Topi merr pjesë në ceremoninë marrjes së detyrës nga Presidenti Ivanov

Shkup, 12 maj NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit shqiptar mori pjesë sot në ceremoninë solemne me rastin e marrjes së detyrës nga Presidenti i porsazgjedhur maqedonas, Gjorgje Ivanov.

I ftuar nga Kreu i ri i Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), Presidenti Topi ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së bashku me homologë të tjerë nga rajoni dhe më gjerë, tha zyra e tij për shtyp.

Topi gjendej në ceremoni, përkrah Presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiç, Serbisë Boris Tadiç Malit të Zi, Filip Vujanoviç, etj, me të cilët zyra për shtyp tha se kryetari i shtetit shqiptar u takua duke u përshëndetur miqësisht e ngrohtësisht.

e.l/NOA

KOMENTE