English

Veliaj në Elbasan: Fushata G99 e fokusuar në tre çështje

Elbasan, 12 maj NOA - Kreu i G99 ka qenë sot në qytetin e Elbasanit ku është takuar me të rinj.

"Fushata e G99 do të fokusohet te tre çështjet kryesore që janë në thelb të programit garues në zgjedhje: votën e emigrantëve, modernizimin e arsimit dhe nxitjen e punësimit rinor" u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se "vota e emigrantëve është dyfish e rëndësishme dhe do ti hapë rrugë diskutimit më të gjerë të integrimit të tyre në jetën sociale e ekonomike të vendit'

"Nuk është puna vetëm te vota, domethënë te përfshirja në vendimmarrje e aksionerëve tanë kryesorë ekonomikë, por imagjinoni se sa do të zgjerohej diapazoni i politikanëve shqiptarë dhe i çështjeve shqiptare që ata do të trajtonin nëse emigrantët do të përfshiheshin në votim.

 Atëherë sa herë që një kryeministër i huaj do të vizitonte Shqipërinë, nuk do të flisnim vetëm për çështjet që ju interesojnë atyre por dhe për ato çështje që na interesojnë ne, nuk do të negocionim vetëm për gjërat që ne mund t'u falim atyre por dhe mbi ato që mund të marrim prej tyre në dobi të qytetarëve tanë," deklaroi Veliaj.

k.k/NOA

KOMENTE