English

Aksidenti rrugor, arrestohet drejtuesi i furgonit që përplasi motoçikletën

Shkodër, 13 maj, NOA - Forcat e policisë së qarkut të Shkodrës kanë bërë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit Bajram Bjeshka, lindur dhe banues në Vaun e Dejës, për shkak se ai ka qenë autori i një aksidenti automobilistik të shkaktuar kundrejt një motoçiklete.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, pikërisht në vendin e quajtur "kryqëzimi i Hidrocentralit", duke qenë në drejtim të mjetit furgon me targa SH 1024 D, është përplasur me një motorçikletë, e cila drejtohej nga shtetasi N. M, vjeç 17, lindur e banues në fshatin Naraç të rrethit Shkodër.

Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, në gjendje kritike për jetën.

KOMENTE