Tiranë, 13 maj/NOA Update - Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut vendosi sot të jetë pjesë e koalicionit E Majta për Ndryshim duke u larguar nga mazhoranca aktuale në të cilën ende gjendet një ministër i caktuar prej saj.
Vendimi u konfirmua nga kryetari Vangjel Dule. Ai tha se kjo parti do të jetë pjesë e koalicionit të majtë që drejtohet nga Partia Socialiste.
Vendimi erdhi pas polemikave të shumta brenda kësaj partie dhe organizatës për minoritetin, OMONIA.
Një pjesë e tyre ishin pro mbetjes në mazhorancën aktuale, kurse kryetari Dule, pro kalimit tek e majta.
Por braktisja e koalicionit qeveritar nuk dihet se çfarë drejtimi do të marrë në vazhdim pasi Anastas Duro, i caktuar nga PBDNJ, drejton Ministrinë e Punës dhe çështjeve Sociale.
Zëra brenda PBDNJ, flasin për një dorëheqje të pritshme nesër (e Enjte), të Anastas Duros.
Agjencia NOA, duke cituar burime tw besueshme nga PBDNJ, transmetoi para disa ditwsh lajmin: PBDNJ vendos të bashkohet me Partinë Socialiste për zgjedhjet e 28 Qershorit
e.l/NOA