Romë, 13 maj NOA - Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Frattini, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të hiqet regjimi i vizave për rajonin e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipërinë, duke u bazuar në plotësimin e kushteve paraprake.
Kryediplomati Frattini ka deklaruar nga ana tjetër edhe se është i domosdoshëm anëtarësimi sa më i shpejtë i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
"Kemi të bëjmë me vende që gjenden në zemër të Evropës, jo vetëm me pozitën e tyre gjeografike, por edhe me mentalitet", - është shprehur Frattini.Â
Prej disa javësh, po bëhen gjithnjë dhe më shumë deklarata nga diplomacia e lartë evropiane, në favor të heqjes së regjimit të vizave për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit që ende i nënshtrohen këtij regjimi me 27 vendet e Bashkimit Evropian.
e.l/NOA