Shkup, 13 maj, NOA - Përfaqësimi i shqiptarëve në kabinetin e ri të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov është tejet minimal. Nga 11 të punësuar, vetëm një këshilltare shqiptare rezulton si pjesë e kabinetit të presidentit të sapozgjedhur.
Deri para një viti edhe në kabinetin e presidentit Cërvenkovski kishte të punësuar dy shqiptarë, njëri prej të cilëve në pozitën e këshilltarit ndërroi jetë, ndërsa një këshilltare në cilësinë e përkthyeses kishte braktisur detyrën e saj.
Në të gjitha pozitat e këshilltarëve të lartë, presidenti Cërvenkovski nuk kishte emëruar asnjë kuadro shqiptar.
Një pjesë e mediave shqiptare në disa raste kishin shprehur kritika të ashpra kundër Cërvenkovskit lidhur me mospërfshirjen e shqiptarëve në kabinetin e tij. Fatkeqësisht kjo traditë vazhdon edhe presidentin e ri i cili dje para Parlamentit të Maqedonisë dha betimin se do të bëjë të pamundurën për të mirë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Â
Ja kuadrot e kabinetit
të ri të Gjorgje Ivanovit
1.Darko Angelov - Sekretar i Përgjithshëm i presidentit
2. Luben Arnaudovski - Këshilltar
3. Luben Tevdovski - Këshilltar
4. Jordan Plevnesh - Këshilltar
5. Svetomir Skariq - Këshilltar
6. Dimitar Mirçev - Këshilltar
7. Risto Nikovski - Këshilltar
8. Luljeta Qufliu - Këshilltare
9. Zllatko Jankovsi- Asistent i presidentit
10. Igor Karovski - Asistent i presidentit
11. Cvetin Ciliminov- Asistent i presidentit
Â
NOA-INA
Â