Tiranë, 13 maj NOA - Gazetari i njohur, Arian Çani prezantohet për herë të parë në një One Man Show në skenën e Teatrit të Metropolit.
Shfaqja e cila do të transmetohet në datë 16 maj deri më 3 qershor do të përbëhet nga histori dhe situata plot humor të zi.
"Ej, mos i thuaj njeriu !", kështu quhet spektakli teatral që kësaj here vjen krejt ndryshe.
Subjekti i këtij show teatral është rrëfimi dhe çmitizimi i disa fenomeneve moderne të jetës sonë të përditshme.
Një këndvështrim interesant, provokues, origjinal dhe subjektiv që autori e ndan me publikun në sallë.
Fenomene të shndërruara në mite moderne që ne i ndeshim rëndom dhe gjithandej ne jetën tonë si publiciteti, spoti i Pangos, modeli i ri i rrobave të banjës, të varfrit, klasa politike dhe zgjedhjet e 28 qershorit, televizioni si një makth, fatura e një shfaqje në Teatër, dhimbja para ndarjes me publikun, etj...Â
Çani mban distancën e duhur higjenike, por duke mbajtur njëkohësisht dhe një qëndrim të hapur ndaj këtyre miteve moderne.
Çmitizimi pa ua zbehur vlerën dhe rëndësinë e tyre.
Një rrëfim që mbështetet në detaje dhe histori të thjeshta të cilat njerëzit shpesh i thonë me zë të ulët. Çani merr kurajën të na i tregojë me zë të lartë...
k.k/NOA