English

Këshilli i Ministrave ul tarifën e kullotave shtetërore për blegtorët shqiptarë

Tiranë, 13 maj NOA - Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të ulur tarifën e pagesës për përdorimin e kullotave shtetërore nga blegtorët shqiptarë, nga 300 në 100 lekë.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave u zhvillua sot, ku gjatë shqyrtimit për të ulur tarifën e pagesës për përdorimin e kullotave shtetërore nga blegtorët shqiptarë u vendos që ajo të ulet në 100 lekë nga 300 që ka qene.

Kryeministri Berisha u shpreh se ky vendim merret në kuadrin e iniciativës së qeverisë për të ulur të gjitha tarifat e shërbimeve në 1 euro.

Përmes këtij vendimi, qeveria synon të mbështesë dhe lehtësojë aktivitetin e blegtorëve shqiptarë. Â Â Â Â

k.k/NOA

KOMENTE